21.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Prindërit e nxënësve në “Loyola” në Prizren kërkojnë kthimin e jezuitëve në menaxhment

Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola” në Prizren ka kërkuar nga Bordi i Asociacionit Loyola-Gymnasium (ALG) “Loyola” kthimin pa kusht në këtë organ dhe në krye të menaxhmentit të shkollës përfaqësuesit e bashkësisë jezuite nga tri provincat gjermane, austriake dhe kroate.

këshill ka bërë të ditur se peticioni me këtë kërkesë është nënshkruar nga 70 për qind të prindërve të nxënësve të shkollës fillore “Loyola”, që vepron në ndërtesën në kuadër të kompleksit të Kishës Katolike në Prizren, transmeton Koha Ditore.

“Pas ndryshimeve të bëra në menaxhmentin e ALG-së ‘Loyola Gymnasium’, ku themeluesit e shkollës, Bashkësia Jezuite e tri provincave gjermane, austriake dhe kroate janë dorëhequr, ne, Këshilli i Prindërve i shkollës fillore ‘Loyola’, kemi mbajtur takim me prindërit dhe kemi dalë me qëndrimin që t’i drejtohemi Bordit të ALG-së me peticion me një kërkesë të vetme: kthimin e pakusht në Bord dhe në krye të menaxhmentit të shkollës të jezuitëve nga provincat e lartcekura.

Kërkojmë që ky peticion, që është nënshkruar nga rreth 70 për qind e prindërve, të merret parasysh dhe të shqyrtohet kërkesa në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve.

Në të kundërtën, ky Këshill ka pohuar se me prindërit do t’i përshkallëzojë veprimet deri në protesta e largim të fëmijëve nga kjo shkollë.

Asociacioni Loyola-Gymnasium (ALG), në mesin e muajit prill pati njoftuar se ka ndodhur ndryshimi i papritur në udhëheqjen e këtij asociacioni. Në vend të drejtorit, Axel Bodefeld, udhëheqja i ishte besuar Fadil Hamzajt, si kryetar i Këshillit të Prindërve. Shkarkimi i Bodefeldit prej shumicës së anëtarëve të shoqërisë bartëse të ALG-së në pjesën e parë të prillit pati bërë që jezuitët e Austrisë, Gjermanisë dhe Kroacisë të tërhiqen nga ALG-ja.

Në javën e katërt të muajit prill pati reaguar edhe dioqeza Prizren-Prishtinë, nëpërmjet vikarit të përgjithshëm të saj, Dr. Don Shan Zefi, në lidhje me situatën e krijuar në Loyola Gymansium në Prizren, me ç’rast i bënte thirrje pjesës aktuale të Bordit, “që të reflektojë sa më parë dhe urgjentisht të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit, në mënyrë që të rishqyrtojë votën e mosbesimit ndaj drejtorit të përgjithshëm dhe të kërkojë rikthimin e Etërve Jezuitët në shkollë”…

- Advertisement -

Më Shumë

Ditari i rrallë i arkeologut të parë shqiptar

I pari arkeolog shqiptar ishte atë Shtjefën Gjeçovi i cili një periudhë të gjatë të punës së tij si arkeolog e kaloi në Laç...

Në Buçe të Dragashit përurohet lapidari kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj

Në fshatin Buçe të Dragashit, të martën është bërë përurimi i lapidarit kushtuar dëshmorit, Behamir Memaj nga Zhuri i rënë më 27 korrikut të...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...

Komuna e Prizrenit ende në pritje nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e testeve serologjike

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se Drejtoria Komunale e Shëndetësisë që nga data 13 korrik i ka dorëzuar kërkesën zyrtarisht...

Thaçi e dekoron Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” “Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë...

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19. Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që...

10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 237 numri i viktimave

10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar...

Për këtë Kurban Bajram do të ndalohet therja e kafshëve në shtëpi

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 Gazeta Sinjali mëson se ndër të...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Nuk do të ketë vetizolim për kosovarët që kthehen nga Shqipëria

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja antiCOVID-19, në të cilat nuk përfshihet edhe ai për vetizolim një javë për kosovarët...

7 persona humbën betejën me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues numri i atyre të cilët po e humbin jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Brenda 24 orëve...

Kosovarët që vetizolohen pas kthimit nga Shqipëria dhe vendet tjera fqinje, do monitorohen nga policia

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë propozuar masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Një nga to...

Ujëvara e Sotirës një kryevepër natyrore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi solli së fundi pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i...

Era Istrefi me poza provokative, fokuson të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë. Ajo nuk kursen veten për pozat e...

Pamje nga festa e titullit të nëntë radhazi të Juventusit në Serie A

Juventusi ka marrë sot (e shtunë) në duar trofeun e sezonit 2019/20 në Serie A, pasi u shpallen kampion për herë të nëntë radhazi. Klubi...

Ndryshon orari i lëvizjes, në Prizren ndalohet qarkullimi nga kjo orë

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të dalin me vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes. Nga e marta,...

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Greikoc të Suharekës për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës është arrestuar dje një person për mosrespektim të masave anti COVID-19, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të...

Prizren, 33 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, gjatë katër ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 33 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...