Prizren, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që kreu vjedhje

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim  të dyshuarit L.D. për veprën penale të vjedhjes.

Ai dyshohet se një ditë më parë në orët e mbrëmjes, në Prizren ka kryer vjedhje, derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë ka vërejtur se një person i veshur me rroba të zeza, e futë dorën e saj të krahut dhe nga çanta e merre portofolin me të holla, një telefon.

“Me këtë rast sipas gjykatës i pandehuri L.D., ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa kalimtarët e rastit arrijnë që ta ndalin të pandehurin dhe ta raportojnë rastin në polici”, njofton gjykata.

“Gjyqtari i procedurës sipas njoftimit të gjykatës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale e cila është në ngarkim të të pandehurit, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, i pandehuri veprën penale e ka kryer në dëm të vlerave të shoqërisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit