Prizren, 4 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 329 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 1327 mostrave. Shifra e të infektuarve ka arritur në 46.909.

149 raste të reja pozitive janë nga Prishtina, 20 nga Peja, 19 nga Drenasi, 17 në Podujevë, 16 në Gjakovë, 16 në Lipjan, 15 në Mitrovicë, nga 11 në Ferizaj e Fushë-Kosovë, tetë në Obiliq, gjashtë në Istog, nga pesë në Klinë, Malishevë, Rahovec, Vushtrri, nga katër në Gjilan, Prizren e Suharekë, tri në Deçan, nga dy në Dragash e Shtime dhe nga një në Graçanicë e Skenderaj.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 555 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 34.155. Janë 11.551 raste aktive.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit