18.2 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Prizren, administrata në grevë, një orë ‘paralizë’ e shërbimeve komunale

Edhe në Prizren, shërbyesit civilë të komunës janë futur në grevë nga ora 10:00 deri në ora 11:00.

Punëtorët qëndronin ne vendet e tyre të punës, por nuk ofronin shërbimet komunale.

Gjatë kësaj kohe, ka disa qytetarë të cilët kanë ardhur për të kryer shërbimet por atyre u është thënë të presin deri në orën 11, kur pritet të përfundojë greva.

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Greva e administratës komunale në Prizren. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Zymberi tha se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.

Greva e administratës komunale në Prizren. Foto: Kallxo.com

Sistemi i arsimit në Kosovë tashmë ka hyrë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.

Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.

Më Shumë

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren, Drejtoresha e Arsimit kërkon ndëshkim të ashpër për dorasin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 15-vjeçares nga prindi i saj, duke kërkuar...

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Lajmet e Fundit