Grevës në Arsim s’po i shihet fundi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një kumtese të dërguar dje, ka bërë të ditur se sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë.

“Këshilli Qendror Grevist, e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme (e hënë) nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror. Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi”, thuhej në kumtesë.

Sot, në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t’i vizitojë grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht në ora 9:15 në çerdhen “Ardhmëria Jonë”, në ora 9:45 SH.F “Gjon Serreqi” dhe në ora 10:20 SH.M “Dr Shaban Hashani”.

Megjithatë, presioni i madh publik duket se ka ndikuar që një grup punues brenda Komisionit për Administratë Publike të propozojë uljen e koeficientëve për krerët e shtetit në Ligjin për pagat.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit