33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Prizren: Akuzohet për keqpërdorim përmbaruesi Mehdi Reshani

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren,  ndaj përmbaruesit privat Mehdi Reshani, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë paraqitur prova te reja, të cilat nuk i kishte në posedim gjykata.

Gjatë leximit të provave materiale nga shkresat e lëndës, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka konstatuar se në aktakuzë përmendet një parashtresë me prova të mbrojtjes, por ato prova nuk i posedonte gjykata.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha se nuk e dinte si ka ndodhur që ato prova, nuk gjenden në lëndë, pasi që, siç tha jo, i kishte dërguar të gjitha. Gashi, një kopje të tyre ia dorëzoi gjykatës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Reshani, avokati Bashkim Nevzati, tha se bëhet fjalë për një parashtresë me rreth 20 prova, të cilat ai ia kishte dërguar prokurorisë në fazën hetuese. Nevzati kërkoi që të njëjtat prova, të administrohen nga gjykata.

Përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, kërkoi që të administrohet si provë, marrëveshja e zotimit të nënshkruar në mes dy aksionarëve të ndërmarrjes “Agrokosova Holding”. Sipas saj, me këtë dëshmohet se përmbaruesi privat Mehdi Reshani, ia kishte pamundësuar administrimin e ndërmarrjes njërit prej pronarëve legjitim.

Trupi gjykues, do të vendos në seancën e radhës, rreth administrimit apo jo të këtyre provave të prezantuara nga palët, pasi të bëjë analizimin e tyre.

Seanca e radhës u caktua më 7 prill, në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, e akuzon përmbaruesin privat Mehdi Reshanin, se kishte tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht i kishte shkaktuar dëm personave tjerë. Sipas aktakuzës, Reshani, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”, ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai kishte marrë sërish veprime ekzekutive, pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding”, të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Përurohet libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i prof. dr. Sabahajdin Cenës

Në një ngjarje të veçantë kulturore të mbajtur në Rahovec, u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare”, vepër e autorit të ndjerë prof. dr....

Lajmet e Fundit