10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Prizren, anulohet gjykimi për vdekjen e një personi nga telat e rrymës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, për shkak mungesës së gjykatëses, Vjollca Buzhala, është anuluar gjykimi ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS Sh.A dhe Qemal Mehmeti, të cilët po akuzohen se si pasojë e moskujdesjes për linjën elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KW, ka vdekur tani i ndjeri I.O.

Lajmin për anulimin e kësaj seance “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyra e gjykatëses Buzhala.

Ndërsa, përfaqësuesi i të dëmtuarës M.O, avokati Blerim Mazreku dhe mbrojtësi i të akuzuarit Mehmeti, avokati Hazër Susuri për “Betimi për Drejtësi” thanë se nuk janë njoftuar për anulimin kësaj seance.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 5 mars 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj personit juridik, Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS Sh.A, si dhe Qemal Mehmetit, si përgjegjës i personit juridik, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e instalimeve publike”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri KEDS, si person juridik më 29 tetor 2018 si pasojë e moskujdesjes së linjës elektrike dhe elementeve të saj të tensionit 10 KË, ka vdiq tani i ndjeri I.O nga teli i këputur prej tensionit të lartë.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Qemal Mehmeti në kuadër të autorizimeve për të vepruar në emër të personit juridik, si përgjegjës i rrjetit nën distriktin 10 KË në pjesën e fshatit Struzhë, nuk ka vepruar në pajisjet për instalimet, mbrojtësit e përçuesve elektrik, me ç’rast ka ardhur deri tek këputja e telit, i cili ka rënë në tokë ku ka gjetur vdekjen tani i ndjeri I.O.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”. /BetimipërDrejtësi


Bëhu me banes në super lokacion, pranë qendrave tregtare (Galeria Shopping Mall) dhe (Abi Çarshia), Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.
Na Kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit