10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Prizren: Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Gjatë të mërkurës, në Prizren ka ndodhur edhe një rast i dhunës në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar personi i dyshuar për kanosje të viktimës femër.

Sipas raportit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e vjetër e kalibrit të panjohur.

Tutje, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, vetëm gjatë kësaj jave në Prizren kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje.

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Shpend Binaj, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, tha se për të gjitha rastet është bërë kërkesë për paraburgim.

Në anën tjetër, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe Gjykatën Themelore në Prizren, mirëpo e njëjta me arsyetimin se sot nuk ka persona kompetent, nuk ka mundur të konfirmoi nëse për këto raste është caktuar masa e paraburgimit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat...

Lajmet e Fundit