7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Prizren: Autoriteti pyjor apelon për mbrojtje pyjesh nga zjarret

Autoriteti Pyjor Komunal dhe Drejtoria e Emergjencave të Prizrenit kanë drejtuar thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Me këtë rast kanë bërë të ditur se ndezja e zjarreve jashtë vendbanimeve është e ndaluar.

“U apelojmë të gjithë qytetarëve të Komunës të Prizrenit, posaçërisht vizitorëve, banorëve të zonave rurale, shfrytëzuesve të pronave dhe qytetarëve, që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në pyje”, thuhet në këtë apel, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre për personat që shkaktojnë zjarre parashihen dispozita ndëshkuese sipas ligjit.

“Ju bëjmë me dije po ashtu se bazuar në Ligjin për pyjet e Kosovës ‘ndalohet ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe në raste të ndezjes së zjarreve personat përgjegjës do të sanksionohen’”, shkruan në apel.

Autoriteti Pyjor Komunal dhe Drejtoria e Emergjencave të Prizrenit kanë kërkuar nga qytetarët që në rast se vërejnë ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në pyjet e Prizrenit t’i lajmërojnë zyrtarët e Autoriteti Pyjor Komunal.

Shpërthimi i zjarreve në zonat fushore dhe pyjore të rajonit të Prizrenit vitin e kaluar pat mobilizuar drejtuesit e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të emergjencave për koordinimin e veprimeve me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla…

Më Shumë

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Lajmet e Fundit