11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Dy artistë bashkojnë në Prizren poezinë me pikturën

Bashkëdyzimi i poezisë dhe pikturës është jetësuar në një projekt të realizuar nga poeti Mustafa Balje dhe piktori Lojze Kalinsek.

Rezultati i bashkëpunimit ndërmjet dy artistëve nga Kosova dhe Sllovenia është prezantuar ditë më parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë ngjarje kulturore është promovuar libri me poezi “Hëna e Ademit” (Ademov mjesec) i autorit Balje, që është përcjellë me ekspozitën e pikturave të artistit slloven Kalinsek. Ky i fundit këto piktura i ka realizuar bazuar në motivet e librit të Baljes.

Pra, të pranishmit pos që kanë pasur rastin të shohin 15 piktura të ekspozuara, kanë dëgjuar edhe poezi të përzgjedhura nga libri i fundit i autorit Balje, që është pjesëtar i komunitetit boshnjak të Kosovës.

‘Hëna e Ademit’ është libri i pestë me poezi i Mustafa Baljes, i cili paraqet ecjen dhe udhëtimin e autorit në hapësirat e ëndrrës dhe heshtjes.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit