7.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Prizren/ Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se kundërligjshëm botoi veprat e autorit Rexhep Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, i akuzuari Berat Abdullahi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për cenim të drejtave të autorit.

Këtë deklarim, Abdullahi e bëri në shqyrtimin fillestar ku po akuzohet se nga viti 2013 pa autorizim ka botuar veprat “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku” të autorit Rexhep Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Refki Piraj ka njoftuar të akuzuarin Abdullahi dhe mbrojtësin e tij, avokatin Yll Kaçamaku që në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 16 shtator 2022, e ngarkon të akuzuarin Berat Abdullahi, se nga 18 prilli 2013 në vazhdimësi, pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit, punën e të dëmtuarit, tani të ndjerit Rexhep Hoxha, të cilin e përfaqësojnë trashëgimtarët e tij Ilir Hoxha, Luan Hoxha dhe Shpend Hoxha.

Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2011, i ndjeri Hoxha kishte lidhur kontratë me të pandehurin për botimin e veprave të tij “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku”, dhe pas vdekjes së tij, trashëgimtari Shpend Hoxha me të pandehurin më 9 mars 2013 lidhin kontratë të re, mirëpo më 18 prill 2013, i dëmtuari Shpend Hoxha e anulon kontratën e cekur të datës 9 marsit 2013 për botimin e veprave të autorit Rexhep Hoxha.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se i pandehuri, edhe përkundër shkëputjes së marrëveshjes vazhdon me botimin dhe shitjen në librari të ndryshme veprat e cekura të autorit Rexhep Hoxha, duke cenuar të drejtat e autorit, me të cilat veprime iu shkakton dëm material trashëgimtarëve ligjor të të drejtave autoriale.

Për këto veprime, Abdullahi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të autorit” nga neni 296 par. 5 lidhur me nenin 81 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082, e dënueshme deri në tre vite burgim. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

E shtuna me shi, e diela me ngrica – java e ardhshme më ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe bore. IHK për të shtunën njofton...

Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit