10.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Prizren/ Dënohet me kusht ish-analisti i kredive që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, ish-analistin e kredive në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, Dritan Syla, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare..

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari trupit gjykues, Xheladin Osmani, dënimi me burg ndaj të akuzuarit Syla nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryer vepër tjetër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Syla gjithashtu obligohet që të paguajë paushallin gjyqësor në shumën prej 100 euro si dhe për kompensimin e viktimave shumën prej 50 euro.

Prezent në shpalljen e aktgjykimit ishte edhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ethem Rogova.

Ndryshe, ky rast fillimisht është iniciuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, mirëpo për t’i ikur konfliktit të interesit, e njëjta ka kërkuar përjashtim, pasi që i akuzuari Syla, rezulton të jetë djali i prokurores Mone Syla, dhe për këtë Prokuroria e Apelit, ka vendosur që rasti t’i delegohet Prokurorisë së Prizrenit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngritur më 20 dhjetor 2018, Dritan Syla, akuzohet se në cilësinë e analistit të kredive, në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, në Gjakovë, jashtë detyrave dhe përgjegjësive të përshkruara në kontratë, pa leje dhe dijeninë e të dëmtuarit, Bashkim Sefa, atë e vendos si garantues të kredisë.

Organi i akuzës, thotë se gjatë muajit Maj 2016, i akuzuari Syla, gjatë përgatitjes së dokumentacionit për marrje të kredisë 1500 euro, për klientin Dan Sefa, e vendos në dokumentacion të dëmtuarin Bashkim Sefa, si garantues i kredisë, megjithëse ai nuk ka qenë fare prezent, për të shprehur vullnetin e tij për një gjë të tillë.

Sipas aktakuzës, të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm, pasi që më vonë, të njëjtit i është mohuar të marrë kredi për arsye se në regjistrin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ai figuron si debitor i keq.

Me këtë, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Ekspertët alarmojnë pas rastit në Malishevë: Vrasjet po shtohen, shteti duhet të veprojë me urgjencë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale...

Lajmet e Fundit