9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Prizreni realizon planin operativ “Vozitje nën ndikim të alkoolit”

Drejtoria Rajonale në Prizren, përkatësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor, në kuadër të aktivitetit dhe planit vjetor, këtë javë (nga data 22.07.2019 – 28.07.2019) e ka realizuar planin operativ “Vozitja e automjeteve nën ndikim të alkoolit”.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka ngritur gjithsej 18 pika kontrolli në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar gjithsej 267 automjete dhe ka kontrolluar 237 persona, ku 63 persona kanë rezultuar nën masën 0.50 pl (promila) derisa 26 persona me ndikim të alkoolit mbi 0.50 pl (promila).

Në zbatim të Ligjit të Komunikacionit Rrugor ndaj 26 personave është shqiptuar gjobë dhe masa mbrojtëse gjashtë muaj ndalesë vozitje dhe konfiskim i patent shoferit.

Me dokumentacion të Kosovës gjoba mbrojtëse janë shqiptuar për 13 shtetas të Kosovës, ndërsa masa mbrojtëse janë shqiptuar edhe për 13 persona me dokumentacion të huaj.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshmëm, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përqendrohen në ngasje të sigurtë.

Më Shumë

Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur indinjatë ndaj kërcënimeve të rënda të bëra nga i dyshuari në arrati Egzon Reshani, i cili, sipas...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit