Prizren, komuna e dënon kompaninë e mirëmbajtjes së rrugës për hedhje të bërllokut në natyrë

Komuna e Prizrenit ka dënuar kompaninë, e cila është e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugës Gjonaj-Kushnin, me gjobë mandatore për shkak se ka hedhur thasë me bërllok në ambient të hapur pas pastrimit të rrugës.

Sipas njoftimit të komunës, kjo kompani është dënuar me gjobë prej 90 eurosh dhe dënimi i saj ka ardhur pasi një qytetar e ka denoncuar si rast të ndotjes së ambientit.

“Pas denoncimit të një rasti nga një qytetar për ndotje të ambientit, Drejtoria e Inspektorateve në bazë të këtij denoncimi ka bërë identifikimin e ndotësit dhe të njëjtin e ka dënuar me gjobë mandatore sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në bazë të fotografive të dërguara nga qytetarët ku shihet qartë edhe targa e regjistrimit të veturës, është konstatuar se ndotësi është kompania e cila është e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugës Gjonaj-Kushnin, dhe përkundër kësaj ka vepruar në mënyrë të kundërt me përgjegjësitë që ka, duke hedhur thasët me mbeturina në ambient të hapur. Komuna e Prizrenit e mirëpret bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për të bërë denoncimet e rasteve të ndryshme ndaj shkelësve të ligjeve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit