ZYRTARE: Anulohet liga franceze e futbollit

Qeveria franceze ka vendosur që nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv deri në muajin shtator.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edouard Philippe përmes një fjalimi të tij para Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së sotme se nuk do të ketë futboll në Francë deri në muajin shtator.

“Ngjarjet që mbledhin më shumë se 5 mijë pjesëmarrës … nuk mund të ndodhin para shtatorit”.

“Do të jetë e mundur, në ditë me diell, të praktikohet një aktivitet sportiv individual, jashtë, duke respektuar rregullat e distancimit shoqëror. Nuk do të jetë e mundur të praktikohen sporte në vendet e mbuluara, as sporte ekipi apo kontakti sportiv”, raporton Goal.

Do të mbetet në dorë të Federatës që të vendos nëse Liga do të anulohet apo skuadra e para në tabelë do të shpallet kampion.

Aktualisht PSG është në vendin e parë me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille që është në vendin e dytë.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit