Prizren, konfiskohen telefona e pajisje të telefonave me vlerë mbi 70 mijë euro

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot në Prizren, telefona dhe pajisje të telefonave të dyshuar si kontrabandë, në vlerë mbi 70 mijë euro. Nga ky aksion i sotëm janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Pas hetimit disa mujor njësit e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.  Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar”, thuhet në njoftim për media.

Dogana ka njoftuar se pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor janë 21,509.41 Euro.

Dogana ka theksuar se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.

  

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit