Prizren: Kontributi i prindërve i rëndësishëm për cilësinë në arsim

Rritja e bashkëpunimit të shkollave me prindërit mundëson zgjidhjen e numrit të madh të problemeve në këto institucione, sikurse edhe avancimin e cilësisë në arsim. Ky konstatim ka dalë nga tryeza e organizuar gjatë kësaj jave në Prizren, ku është diskutuar mbi funksionimin e këshillave të prindërve dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shtetërore.

Zyrtarë të lartë të komunave të rajonit të Prizrenit, mësimdhënës, prindër dhe drejtues të institucioneve shkollore nga Prizreni, Dragashi dhe Suhareka kanë vlerësuar se Këshillat e Prindërve duhet të fuqizohen përkatësisht të forcohet bashkëpunimi në mes tyre, shkollave dhe DKA-ve për çështjet e arsimit.

“Nëse i afrojmë prindërit në shkolla një pjesë e madhe e problemeve zgjidhen”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti.

Afrimi i prindërve sipas tij mund të bëhet përmes mekanizmit të Këshillit të Prindërve.

“Nëse dëshirojmë përfshirjen më të madhe të prindërve në procesin mësimor, në interesimin e tyre për tu kujdesur për fëmijët e tyre nëpër shkolla atëherë këtë mundësi e jep Këshilli i Prindërve. Prandaj duhet të jemi bashkë në themelimin dhe funksionalizimin e Këshillave të Prindërve”, ka theksuar Reshiti.

Ai ka thënë se roli i KP-ve ende nuk është kuptuar drejtë dhe se ato më tepër kuptohen si zë opozitar.

“Kjo qasje nuk është e drejtë. Këshillat e Prindërve duhet të kuptohen si partner të dobishëm, të barabartë dhe të rëndësishëm nga shkollat, DKA-të dhe MASHT-i”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit