9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Prizren/ Nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, për 24 orë, janë ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Dy persona kanë mbetur në paraburgim, kurse kundër një tjetri është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përciell “PrizrenPress”.

1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Po ashtu, ky Departament ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjtihshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Më Shumë

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit