21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Prizren: Ngrihet aktakuzë për dileren e drogës

Prokuroria Themelore ne Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës A.Sh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të KP-ës.?

Sipas aktakuzës, e pandehura A.Sh. me datë 17 janar 2017, në pikën kufitare të Vërmicës, është gjetur se pa autorizim ka transportuar me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit marihuanë të cilët me ligj janë shpallur si narkotik.

“Po ashtu, pas ndalimit të akuzuarës A.Sh. në pikën kufitare të Vërmicës, në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë dhe pas kontrollimit të detajuar i është gjetur një qese e madhe prej letre, pronë e të akuzuarës e cila në brendi kishte dy paketime me lëndë psikotropike të llojit marihuan me një peshë prej 1.152,91 gram dhe 860.34 gram si dhe një qese e vogël me peshë 3.32 gram, me peshë të përgjithshme prej 2.016,57 gram”, shkruan në njoftimin për media të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pas ekzaminimit të mostrave në laborator të këtyre sasive të gjetura tek e akuzuara, është vërtetuar se lëndët narkotike janë të llojit canabis (marihuanë).

Me këto veprime e akuzuara A.Sh. ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të KP-ës.

Më Shumë

Gjendja alarmante e Lumbardhit në Prizren – lumi rrezikon të thahet

Lumbardhi që kalon në qendër të Prizrenit, po rrezikon të thahet. Mungesa e reshjeve të shiut për rreth një muaj dhe temperaturat e larta...

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit