26.2 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025

Prizren: Një muaj paraburgim për kanosësin e ish-bashkëshortes

Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.K. që do të llogaritet prej datës së arrestimit 19.09.2017 nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 19.10.2017, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I pandehuri me iniciale A.K. dyshohet se me datën 19.09.2017 rrethe orës 09.15 minuta në Prizren, në rrugën “Adem Jashari”, seriozisht e kanos të dëmtuarën me iniciale L.T. ish- bashkëshorten e tij, në momentin që e vëren të dëmtuarën, me mjet të rrezikshëm – thikë e kanos duke ia drejtuar të njëjtën dhe duke e kanosur me fjalë, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.

Më Shumë

Kurti në fshatin Sopijë të Therandës: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar

Kosova sivjet ka mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes...

Matteo Mandalà: Martin Camaj, Arbëreshët dhe “mërgimi i fjalës”

Martin Camaj e braktisi Jugosllavinë në vitin 1956, për t’u vendosur në Romë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin italian, për një periudhë pesëvjeçare, ai bashkëpunoi...

Lajmet e Fundit