4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu të bijën për konsumim të duhanit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Q. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimi i lehtë trupor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 02.09.2019, nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 02.10.2019.

Tutje thuhet se me datë 01.09.2019, rreth orës 23:45 minuta, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me qëllim që t’i shkaktojë lëndime trupore personit tjetër dhe atë të dëmtuarës – vajzës së tij me iniciale K.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte vërejtur të dëmtuarën duke konsumuar cigare, fjaloset me të dhe në ato momente e godet në mënyrë të befasishme me grushte në regjionin e fytyrës dhe duke kaluar më tutje në sjellje flagrante, duke e detyruar që të qëndroj e ulur derisa i njëjti e sulmonte në vazhdimësi, pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’u drejtuar me fjalë fyese, me ç’rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjykata shton se me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit