0 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Prizren: Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit F.B.

“Me datë 22 shkurt 2019, në Prizren, me qëllim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për ti sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtynë të veprojë në dëm të pasurisë së tij të dëmtuarin S.K., ashtu që derisa i dëmtuari e kishte shpallur për shitje kamionetën e tij, në kohën e incidentit i pandehuri F.B., si blerës, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, merren vesh për çmimin e kamionetës në vlerë prej pesëmijetreqind euro (5,300.oo €), të cilën shumë i pandehuri F.B., një pjesë do të i ‘a paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, mirëpo nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk i ‘a ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë i pandehuri e shet tek një person tjetër, në shumën prej njëmijepesëqind (1,500.oo €), kështu duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S.K. Në këtë mënyrë i dyshuari ka kryer veprën penale mashtrimi, nga neni 323 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin F.B., i shqipton dënim me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Për të akuzuarin F.B., Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari F.B., e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm sot, për shkak të sanimit të një...

Grabitje në një argjendari në Prizren, policia në kërkim të autorëve

Policia në Prizren ka njoftuar se ditën e hënë janë vjedhur gjësende me vlerë në sasi të konsiderueshme nga autorë të panjohur në një...

Lajmet e Fundit