Prizren: Paraburgim të dyshuarit për rrahje me boks hekuri e shkop të bejsbollit

Një personi i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër.

Lëndimet dyshohen të jenë shkaktuar me mjete të forta boks hekuri dhe me shkop të bejsbollit.

Hetimet e prokurorisë tregojnë se në rrahje ka qenë i përfshirë i pandehuri dhe 3 persona të tjerë.

 

“I afrohen të dëmtuarit dhe në një moment i pandehuri V.H., e godet me boks hekuri, së cilës më pas i bashkëngjiten edhe 3 persona tjerë me shkop bejsbolli dhe që të gjithë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit”, thuhet në komunikatën e gjykatës së Prizrenit.

Të pandehurit paraburgimi i është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit