9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Prizren, paraburgim të dyshuarit që sulmoi vajzën e tij

Gjykata e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Xh., i dyshuar për lëndim të lehtë  trupor.

Sipas Prokurorisë me datë 7 mars, i pandehuri Xh.Xh., në shtëpinë familjare, si rrjedhojë e problemeve psikike që e kanë afektuar e sulmon vajzën e tij të mitur, duke goditur disa herë me grushte në fytyrë më pas edhe në shpinë dhe krah e më pas edhe me thupër e kishte  goditur në pjesën e shpinës.

Gjyqtarja e procedurës  ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit në këtë rast.

Sipas njoftimit,Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më e arsyeshme duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, raportet e acaruara në mes të palëve.

Sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është mëse i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit