Prizren/ Pyjet po dëmtohen nga prerjet ilegale dhe nga zjarrvëniet e qëllimshme

Pyjet e Kosovës po vazhdojnë të rrezikohen nga prerjet ilegale sikurse edhe nga zjarrëvëniet e qëllimshme, është thënë të martën në një tryezë të organizuar në Prizren.

Në këtë organizim është theksuar se dëmet që po shkaktohen nga prerjet ilegale e nga zjarrvëniet e qëllimshme janë afatgjata dhe ndikojnë negativisht në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë natyrore.

Njëkohësisht është kërkuar që tema e mbrojtjes së mjedisit të futet si lëndë obliguese nëpër shkolla, shkruan sot Koha Ditore. Sipas komunikatës së OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Klubin e Ambientit të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.

Tema e tryezës së diskutimit ka qenë “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit”.

“Kjo tryezë është organizuar me qëllim që të prezantojë gjendjen ekzistuese të pyjeve dhe të trajtojë problematikën e dëmtimit të pyjeve përmes formave të ndryshme. Në këtë diskutim është prezantuar gjendja aktuale e pyjeve, efekti zinxhiror që shkakton shpyllëzimi, trajtimi që ofrohet nga ligji për këtë çështje dhe situata në Parkun Kombëtar të Sharrit”, thuhet në njoftimin e EC-it.

Panelistë në këtë debat kanë qenë Izet Osmanaj nga Drejtoria e Bujqësisë, Alban Hyseni, ekolog dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës si dhe Bekim Bytyçi nga DAPK “Sharri”

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit