21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren/ Rifillon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune gjermane

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka filluar rishtazi gjykimi ndaj akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, raporton Drejtësia Sot.

Të akuzuarit Hoxha dhe Rexhaj po gjykohen si bashkëkryerës të veprave penale “Shpëlarje parash” ndërsa Flamur Hoxha edhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Ky proces gjyqësor është në mesin e rasteve të shenjëstruara për liberalizim të vizave, i cili zhvillohet në Departamentin për Krime të Rënda, sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori special Afrim Shefkiu.

Shkak për rifillim të kësaj procedure penale ishte pjesëmarrja e parë në këtë proces e mbrojtësit të të akuzuarit Hoxha, avokatit Besim Koqinaj, i caktuar sipas detyrës zyrtare.

Në seancën e së martës është proceduar me leximin e aktit akuzues, dhënien e fjalëve hyrëse të palëve si dhe dëgjimin e ekspertit financiar Vehbi Imeri.

Në fjalën hyrëse, prokurori Shefkiu theksoi se mbetet pranë aktakuzës sepse e njëjta është e mbështetur në fakte vendimtare dhe prova materiale dhe se është i bindur se pas administrimit të provave, analizimit të gjendjes faktike pa dilemë do të do të vërtetohet se me veprimet të akuzuarve secili veç e veç dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të cekura më lartë.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Hoxha, avokati Koqinaj tha se nga provat e ofruara nuk provohet se klienti i tij ka kryer veprat  penale shpëlarja e parave dhe shmangia nga tatitmi si dhe për faktin se provat janë mjaft  kontradiktore njëra me tjetrën.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Rexhaj, avokati Miftar Qelaj i potencoi pretendimet e shkallës së dytë duke theksuar se nuk janë specifikuar në mënyrë të sakte pretendimet e prokurorisë dhe aktakuza në fjalë është dashur të kthehet plotësim qysh në fillim të procedurës.

Kurse, eksperti Imeri tregoi se ka përgatitur dy ekspertiza për këtë proces, ku e para ka përfshirë të gjitha periudhat kohore tatimore, ndërsa e dyta ka përfshirë periudhën e përshkruar si aktakuzë.

Po ashtu, eksperti sqaroi se ku është bazuar për plotësim të aktakuzës dhe për periudhën kohore të cilën e ka përfshirë në ekspertizë.

Në fund, për shkak të angazhimeve të prokurorit dhe kryetarit të trupit gjykues, seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar më 25 nëntor 2021, në ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Dhimbja

Lajmet e Fundit