6.8 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Prizren: Sëmundja e tokës, shërohej me ndihmën e frikës

Kur nuk kishte mjek, njerëzit gjenin “ilaç” te besëtytnitë e ndryshme. Por, edhe tani që po jetojmë në kohët e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë këto besëtytni janë ngulitur thellë në traditën dhe kulturën tonë dhe janë ende të pranishme në shoqërinë tonë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Këto tradita i gjejmë edhe më tej në disa rajone të Prizrenit, qoftë ata që besojnë ende në to, apo qoftë edhe në formë të kujtimeve dhe rrëfimeve nga të vjetrit për mënyrat e manifestimit të këtyre besimeve në të kaluarën. Kështu disa besojnë në ditë të caktuara ters, apo edhe data, siç janë dita e martë apo numri 13. Emine Berisha, 97-vjeçare, shprehet se ditët e marta janë ditë të veçanta dhe ndryshe në Përdrini njihen si “ditët e mortit”. Ajo rrëfen se në të kaluarën në Landovicë, Piranë, Serbicë, Zojë, Randobravë e Krushë gratë që i kishin fëmijët e tyre me sëmundje toke (epilepsi) i nxirrnin pak pa lind dielli në udhëkryqe të mrizave, aty kur vinin bagëtia dhe fëmijët nga frika “përftonin” dhe vinin në vete.”Kështu shëroheshin sëmundjet e tokës, pastaj fëmijët që nuk flisnin nga frika kur ata mbeteshin mes bagëtive nga të qarit shpesh edhe flisnin duke bërtitur “o nanë”, apo ndonjë fjalë tjetër, dhe nga aty fillonin të flisnin”, rrëfen lokja Emine.

Të rriturit detyroheshin të flinin nën mriza

Rrëfime të ngjashme mund të hasen edhe nga persona të tjerë të moshuar, apo edhe më të rinj, por për vende të tjera. Kështu Halim Gashi tregon se këto sëmundje janë shëruar edhe në urë të Rogovës. “Atje te trapi ka pasur shpesh raste kur i shëronin sëmundjet e fëmijëve”, rrëfen Halimi, që tani është rreth të 90- ave. Ai shprehet se në fshatra të Përdrinisë edhe në Has kjo është bërë në udhëkryqe të mrizave.”Në këto vende të rriturit aty bënin një natë gjumë. Udhëkryqet e mrizave ishin vende të qeta natën, ku nuk kalonte njeri dhe ata që flinin aty shihnin ëndrra, por në fund sëmundja u kalonte”, rrëfen baca Halim.

Kur njerëzit besonin se po shërohen nga zanat

Ai tregon se kishte dëgjuar si i shëronte njerëzit një plak në fshatin Zojz, mes “Lisave të Zojzit” të fshatit Zojz dhe tek arat e “Pas kishës” afër Piranës, që ishte edhe rrugë e njohur si “Rruga e govedarit”, kështu e quanin atëbotë loparin që ruante bagëtinë e fshatit. “Ata aty i çonin njerëzit dhe aty shëroheshin thuhet nga disa zana, ku dikush ngrihej natën dhe u jepte një ibrik ujë. Nëse atë ujë e pinin të sëmurit shëroheshin, por nëse u dilte gjumi dhe nuk arrin ta pinin atë ujë ata nuk shëroheshin dhe pas një kohe tek ata persona vinte vdekja”, rrëfen ai.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e...

Lajmet e Fundit