23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Prizren/ Shpresa Emra pret në takim kryeprokurorin Admir Shala

Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, sot e kanë vizituar kryeprokurori Admir Shala, zëvendës kryprokurorja Ariana Shajkovci, si dhe prokurorët Ervehe Gashi dhe Petrit Kryeziu nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Kryeprokurori Shala, duke e uruar Kryetarën e sapo zgjedhur, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e një bashkëpunim të mirëfilltë me Gjykatën Themelore në Prizren, në kuadër të autorizimeve ligjore që kanë këto dy institucione.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, duke përfshirë bashkëpunimin dhe në veçanti ofrimin e shërbimeve efikase dhe kualitative për qytetarët.

Kryetarja Shpresa Emra foli për rëndësinë që Gjykata dhe Prokuroria të tregojnë efikasitet dhe angazhim të shtuar per rritjen e besueshmërisë së publikut në kêto dy institucione.
Në fund të takimit, kryetarja e Gjykatës tregoi gatishmërinë që në të ardhmen takimet e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ne Prizren të kenë takime të rregullta.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, kryetarja e porsazgjedhur e Gjykatës Themelore në Prizren, në vazhdimësi është duke zhvilluar takime me institucionet me të cilat Gjykata Themelore në Prizren ka bashkëpunim.

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit