25 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Prizren – Shtetasit nga Shqipëria 30 ditë paraburgim për drogë

Gjykata Themelore Prizren aprovoi kërkesën e prokurorisë Themelore Prizren, dhe i caktoi masën e paraburgimit shtetasit nga Shqipëria, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për narkotikë në sasinë prej 1kg e 495 gr.

Në njoftimin e saj zëdhënësja e Gjykatës Themelore Prizren, Afërdita Kicaj, njofton se ” ndaj të pandehurit me iniciale L.M. nga fshati Bele, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, u caktua paraburgimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 19.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 18.12.201”.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë Themelore Prizren i pandehuri me iniciale L.M, gjatë tentimit të kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë në këmbë në posedim të pandehurit janë gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit “marihuanë”, dhe atë një qese najloni me peshë prej 1.kg e 495 gr, të paketuara për shitje.

Më tutje sipas njoftimit sqarohet se duke pasur parasysh peshën e veprës penale e cila në rastin konkret është e rëndë, pasi që i pandehuri dyshohet se ka kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë e veçanërisht i të rinjve, kjo vepër penale është mjaft e shprehur dhe pasojat e saj ndjehen çdo ditë e më shumë në popullatën vendore në Kosovë, rritet numri i personave që shfrytëzojnë mjetet narkotike.

Andaj është konstatim i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale, njofton zëdhënësja e Gjykatën Themelore Prizren.

Më Shumë

27 vjet nga Epopeja e Korrikut 1998 në Rahovec: Nderime për dëshmorët dhe martirët e lirisë

Sot, në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, u zhvilluan një mori aktivitetesh në Rahovec për të nderuar dëshmorët dhe martirët e...

Ballkani përforcohet me Diar Vokrrin dhe Adnan Golubovic në prag të sfidave evropiane

FC Ballkani ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në prag të ndeshjeve të sezonit të ri dhe sfidave në arenën ndërkombëtare. Futbollisti i ri...

Lajmet e Fundit