Prizren/ Sulmon fizikisht një femër, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, e cila dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një femër tjetër së cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, transmeton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Me 27.04.2020 është arrestuar një e dyshuar femër kosovare e cila ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit