20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Prizren, u mbajt gara “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike” në nivel komune me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta, të cilat u mbajtën në hapësirat e Shkollës Fillore Abdyl Frashëri” në Prizren.

Në këtë garë të organizuar në bazë të kërkesës së Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës për Olimpiada të Matematikës, morën pjesë 76 nxënës nga 17 shkolla të ndryshme të komunës së Prizrenit, ku do të përzgjidhen nxënësit më të suksesshëm në fushën e matematikës.

Nxënësit e përzgjedhur nga kjo garë, më pas do të marrin pjesë në Olimpiadën e XIII-të Matematike të Kosovës (OMK 2021) që do të mbahet më 27 shkurt 2021 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, ku do të bëhet përzgjedhja e nxënësve më të suksesshëm në fushën e matematikës në nivel të të gjitha komunave.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjidhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 62-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2021, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 14. 07. 2021 deri më datën 24. 07. 2021, ku Kosova merr pjesë për herë të njëmbëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2021, e cila do të mbahet në qytetin Kutaisi, në Gjeorgji, prej datës 09.04.2020 deri më datën 15.04.2020.

Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjidhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Dytë Matematike Kosovë – Shqipëri – KAMO 2021, e cila do të mbahet në Shqipëri.

Ndërkaq, nesër më 21 shkurt 2021, në SHF “Abdyl Frashëri” me kërkesën e Shoqatës Kosovare të Fizikës, do të organizohen garat e XXII-ta Republikane të ”Fizikanëve të Rinj” me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta.

Nga nxënësit fitues të këtyre garave do të përzgjedhen dy ekipe prej nga 5 nxënës për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad – IPhO) dhe në Olimpiadën Europiane të Fizikës (Europian Physics Olympiad – EUPhO).

Më Shumë

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Lajmet e Fundit