24.2 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Prizren,1999: Ushtarët gjerman duan t’ia marrin armën komandantit Tahir Sinani, por ky refuzon (Video)

‘Prit! Kadal, kadal’ – Komandant i UÇK-së Tahir Sinani përplaset me KFOR-in gjerman, të cilët duan t’ia marrin armën, në qytetin e Prizrenit, më 19 qershor 1999.

Një nga komandantët më të njohur të UÇK-se Tahir Sinani, në një reportazh të France 2 shihet duke u përplasur me trupat gjermane të KFOR-t, dhe shkas ishte bërë pushka automatike e tij, shkruan FMimages.net.

Ushtarët gjerman gjatë një kontrolli rutinor e ndalin makinën e Tahir Sinanit, dhe duan që t’ia konfiskojnë armën. Por ky refuzon.

Për shumë shikojeni videon:

Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Gjatë Konflikti të armatosur në teritorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 në aradhate uç kombëtare, drejtoi Brigadën 116 “Tahir Sinani”.

Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën në aksident të rastit duke pregaditur armatimin e sofistikuar të mi nave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, ashtu që më datë 29 korrik të vitit 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmorë.

Më Shumë

Me armë në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari nga Suhareka

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka zbuluar një armë zjarri të...

Dragashi synon fitimin e Grantit të Performancës për të katërtin vit radhazi

Komuna e Dragashit synon për herë të katërt të fitojë Grantin e Performancës Komunale, duke u bazuar në përmbushjen e katër kritereve të detyrueshme,...

Lajmet e Fundit