6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Prizren:Babë e bir memecë, familja bën jetë në kushte mizerie

Kryefamiljari i familjes Lulzim Dema nga Prizreni, i cili ka gruan dhe dy djem, të vetmen mundësi për të mbijetuar e ka mbledhjen e kënaçeve. Kjo familje është pa shtëpi e pa adresë. Zonja e kësaj familjeje, Ergita, është nënë e dy fëmijëve, Enesit dhe Elrjanit. Për fat të keq, njëri prej tyre ende nuk ka arritur të flasë. Ajo druan se ai mund ta trashëgojë memecllëkun nga i ati i tij. Familja jeton në kushte të rënda. Prizreni tashmë si një nga qytet që ka një gjendje pak më të mirë ekonomike, por për fat të keq ka edhe numër të madh familjesh që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Ka familje që jetojnë edhe me mungesë të gjërave më elementare të jetës. Duke hulumtuar këto raste kemi parë se në Prizren ka familje që jetojnë edhe me më pak se një euro në ditë.

Ergita shpreson në ndihmën e të tjerë

Pamundësia e ofrimit të asistencës sociale nga ana e shtetit për këtë kategori familjesh, shkalla e lartë e varfërisë në Kosovë, e cila dita-ditës sa vjen e thellohet, si dhe moskrijimi i vendeve të reja të punës duhet të përbëjë një alarm social për të gjitha institucionet e vendit edhe për rastet e familjes katëranë- tarëshe të Lulzim Demës nga Prizreni. Kryefamiljari i familjes Lulzim Dema nga Prizreni, i cili ka gruan dhe dy djem është memec dhe të vetmen mundësi për të mbijetuar ka mbledhjen e kënaçeve. Ergita, duke folur për “Kosova Sot”, tregon se tashmë nuk kanë adresë, ngase jetojnë tek pishina në lagjen “Kurillë”. Ajo apelon te bamirësit që po qe se kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje. Ajo shpreson se fëmija i saj mund të shërohet nga pengesat e memcllëkut, por s’ka kushte ta dërgojë jashtë shteti, e as tek logopedi. Ajo kërkon të ndihmohet nga njerëzit humanistë, që së paku të këtë një jetë pak më të mirë. Ajo tregon se bashkëshorti i saj mundohet ta mbajë familjen dhe heq të zitë e ullirit për këtë. Shpreson se së paku të marrë ndonjë ndihmë.

Asistenca duhet të rritet për këto familje

Agim Gashi, ekspert që punon Qendrën për Punë Sociale në Prizren, tregon se tashmë në Prizren dhe vende të tjera ka probleme që lidhen me ndryshimi i Ligjit mbi skemën e ndihmës sociale për arsye se çështja e trashëgimisë së pronës në Kosovë paraqet një problem më vete. “Të mos ekzistojë kriteri i moshës së fëmijëve. Asistenca sociale të rritet në shumën e të ardhurave minimale e të punësuarve në Kosovë. Të mos ndërpritet ndihma sociale pa e arritur një ndryshim faktik. Kurse gjendja rëndohet kur është në pyetja edhe mosha e fëmijëve, por shpesh institucionet tona harrojë njërin nga faktet se papunësia rrezikon rininë dhe të gjithë banorët e Kosovës”, tregon ai. Shton se rasti i familjes Dema është një nga rastet që sigurisht se kërkon edhe një solidaritet nga humanistët, vetëm që djali i vogël i kësaj familjeje të ketë mundësi komunikimi dhe të këtë mundësi të flasë. Familja shpreson se do të gjendet dikush që do ta ndihmojë këtë familje, e cila gjendet në lagjen “Kurilla”. Ndihma më madhe për ata do të ishte t’i dilet në ndihmë fëmijës, që të ketë mundësi të flasë.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për...

“Fidani” shpall konkurs letrar

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, në kuadër të organizimit të manifestimit tradicional “Ora e Pavarësisë”, shpall konkurs letrar për tregim të...

Lajmet e Fundit