16.7 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Prizreni, beteja e radhës në mes Mustafës e Thaçit

HashimThaci-IsaMustafaKryeministri i ri  Isa Mustafa dhe ish- kryeministri Hashim Thaci, do të përballën mes vete në Prizren.

Mustafa e Thaçi do të sfidohen edhe një herë,por kësaj radhe për qytetin e Prizrenit, i cili pritet të dalë në zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen në mars të vitit të ardhshëm në Prizren, pasi që Gjykata e Apelit, të ketë konfirmuar në shkurt aktgjykimin për kryetarin aktual Ramadan Muja.

Muja është dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 30 muaj, pasi u gjet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe disa përfaqësues tjerë komunalë në Prizren, sipas aktakuzës, kanë keqpërdorur prona publike komunale duke i dhënë ato për shfrytëzim të një fabrike të çokollatës dhe një qendre arsimore turke.
Nëse vërtetohet aktvendimi për Mujën atëherë për PDK-në do të shfaqet rreziku i parë i madh. LDK-ja do synonte të “merrte” të ashtuquajturin “Jerusalem” të PDK-së- Prizrenin.

Dy partitë politike tashmë kanë filluar të përgatitën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Prizren. LDK-ja këto ditë do të marrë vendim për organizimin e Kuvendit Zgjedhor për kryetar të Degës në Prizren.
Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se Kryesia e LDK-së në Prishtinë, do të caktojë datën e zgjedhjes së kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, në mënyrë që të hapë rrugë për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm.

“Këto ditë do të caktohet data e zgjedhjes së kryetarit të Degës. Ekziston mundësia të mbahet këtë javë, ose javën tjetër”, tregon për PrizrenPress një burim brenda LDK-së në Prizren.

Edhe Dega e PDK-së në Prizren, ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Një zyrtar i këtij subjekti politik në Prizren, i ka thënë PrizrenPress-it, se PDK-ja është e gatshme të shkojë edhe një herë në zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme kurdo që ato do të mbahen”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

MKRS-ja thërret konferencë për media pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj...

Driton Selmanaj prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke...

Lajmet e Fundit