6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

“Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime”

EC Ma Ndryshe shpall thirrjen për konkursin “Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime”. Për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet të dorëzohen fotografi të shtëpive të Prizrenit, të realizuara përpara vitit 1990. Aktiviteti i njëjtë do të zhvillohet paralelisht edhe në Shkodër dhe pas përmbylljes së dorëzimit të fotografive dhe përzgjedhjes së tyre nga juria, do të organizohet një ekspozitë me fotografitë e shtëpive të përzgjedhura nga Prizreni dhe Shkodra në të dy qytetet.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë në formë fizike në zyren e EC Ma Ndryshe fotografi të shtëpive të vjetra të Prizrenit përpara vitit 1990. Fotografia duhet të jetë e realizuar nga fasada e jashtme e ndërtesës. Në rast të dorëzimit plotësohet formulari i konkursit me detajet dhe historikun e shtëpisë.

  1.  Pronari i fotografisë ka të drejtë të tërheqë fotografinë origjinale, sapo të përfundojë vlerësimi i jurisë,
  2. Pronarit të fotografisë së përzgjedhur i dhurohet një kopje e albumit “Prizreni – familja ime, shtëpia ime, historia ime”,
  3. EC do t’ua kthejë fotografinë origjinale zotëruesit, sapo të mbyllet vlerësimi i jurisë,
    4. organizata EC ruan të drejtën e botimit të të gjitha fotografive të përzgjedhura nga Juria,

Afati i fundit për dorëzimin e fotografisë është fundi i muajit Shkurt.

Adresa e dorëzimit të fotografisë: OJQ EC Ma Ndryshe, Rruga “Saraqët” 5, Prizren

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit