Dakordim për bashkëpunim

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Tiranës, Erion Veliaj, janë dakorduar për bashkëpunim të ndërsjellë.

Haskuka tregon se me Veliajn ka biseduar për bashkëpunim të ngushtë në projektet inovative, në këmbimin kulturor dhe për zhvillimin e turizmit.

Postimi në Facebook

Javën e kaluar isha mysafir te Erion Veliaj, bashkiaku ndryshimtar i Tiranës. Biseduam për transformimin e hapësirave publike, shërbimet efikase për qytetarë dhe këmbimet kulturore mes kryeqytetit aktual Shqiptar dhe atij historik.

Ekipet tona u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në projekte inovative, në këmbimin kulturor dhe për zhvillimin e turizmit. Erionin e ftova që vizitën e ardhshme të bëjë në Prizren.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit