17.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Prizreni kampion i martesave

martesaKush thotë që bashkëjetesa është forma më e mirë për të krijuar familje gabohet. Numri i atyre të cilët zgjedhin që të bashkëjetojnë në Kosovë është mjaft i madh, por çdo ditë e më shumë çiftet po vendosin që martesën e tyre ta kurorëzojnë edhe nëpërmjet ofiqarëve.

Kjo për faktin se gjatë dhjetë viteve të fundit është shtuar dukshëm interesimi i qytetarëve që martesën e tyre ta kurorëzojnë në ofiqari.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, Prizreni është qyteti i cili më së shumti ka zyrtarizuar martesat e çifteve. Kjo pasi që në këtë qytet për gjashtë vjet (2005-2012) kanë ndodhur 1 720 kurorëzime. Prizreni lë pas qytetet si Prishtinën, Gjakovën, Mitrovicën, Vushtrrinë, të cilat kanë koeficientin e martesave mbi gjashtë për qind në nivel vendi. Ndërkaq në qytetet e tjera të banuara me shumicë serbe si Leposaviq, Zubin Potok e Zveqan, sipas Agjencisë Statistikore të Kosovës, gjatë vitit 2012 ka pasur vetëm një martesë të kurorëzuar në ofiqari.

Muajt gusht dhe korrik, janë muajt kur në Kosovë bëhen më shumë dasma se gjatë sezonave tjera. Po ashtu gjatë këtyre dy muajve edhe kurorëzimet janë më të theksuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave, por edhe pamjet nga vendet ku ka shumë mërgimtarë. Përveç kësaj, ahengjet familjare i vërtetojnë edhe restorantet që organizojnë dasma. E në mbarë territorin e Kosovës që nga viti 2005 e deri në vitin 2012 janë bërë mbi njëzet mijë kurorëzime./Tribuna

Më Shumë

Pa ujë përkohësisht: Defekti në gypin e rezervuarit Kobaj prek disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit Kobaj, do të mbesin...

KB Bashkimi nis përgatitjet për sezonin e ri

Pas KB Borës, edhe skuadra e Bashkimit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku krahas garave vendore do të paraqitet edhe në kualifikimet...

Lajmet e Fundit