5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Prizreni miraton projektin për pastrimin e varrezave

Prizren-varrezetQeveria lokale e Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendimin që të alokojë mjete nga buxheti komunal për pastrimin e sërishëm të varrezave të komuniteteve të ndryshme fetare.

Kjo nismë sipas përfaqësuesve të ekzekutivit prizrenas do të jetësohet në prag të festave fetare, gjatë të cilave shumë qytetarë vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka theksuar se ky institucion kishte realizuar më herët gjatë vitit pastrimin e varrezave myslimane, katolike e ortodokse, por se është paraqitur nevoja për intervenim të sërish pas reshjeve të shumta atmosferike.

“Më herët i kemi pastruar varrezat, por ka marrë kohë me shi dhe është shfaqur nevoja që ato sërish të pastrohen”, ka thënë Muja, në takim me drejtorët e Ekzekutivit, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ka theksuar se në prag të festave fetare është e domosdoshme që të krijohet qasje më e lehtë për qytetarët që i vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Më Shumë

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Lajmet e Fundit