11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Prizreni përkujton Adem Demaçin

Shoqëria Kulturore- Artistike “Agimi” në Prizren, organizon të dielën takim artistik kushtuar Adem Demaçit.

Takimi artistik titullohet: “Homazh për Bacën”.

Takimi fillon në ora 13.30, në objektin e ShKA “Agim”-it.

Vdes Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare ka ndërruar jetën në gusht të këtij viti.

Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, shkruan “PrizrenPress”

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”.

Në fjalimet e liderëve politik, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit