21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Shokohet Arsenal, Ozil kalon tek rivali nga Premierliga

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock, ka lëshuar një deklaratë surprizë në lidhje me Mesut Ozil.

Trajneri veteran i skuadrës uellsiane, është shprehur: “Nëse ai dëshiron mund të vijë të luaj për mua”. Këto deklarata trajneri i Cardiff i ka bërë gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Arsenal, që do të luhet të dielën.Neil Warnock është shprehur se, ish-ndërkombëtari i Gjermanisë, Mesut Ozil, do të rikthehet të luaj sërish mirë me Arsenalin nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

“Lojtarët luajnë për disa trajner të caktuar dhe, për çfarë do arsye, me të tjerët nuk bëjnë”-tha ai, ndonëse ka shtuar se “nëse gjërat nuk shkojnë mirë, do e mirëprisja lojtarin në Cardiff City”.Trajneri i skuadrës nga Uellsi ka shprehur ndërkohë lëvdatat për homologun e tij te Arsenal, Unay Emery.

“Më pëlqen Emery, mendoj se ai ka vizion të madh dhe ka disa lojtarë të mirë”-ka thënë Neil, pa harruar të komentojë dhe paraardhësin e Emery, Arsen Venger.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit