13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Prizreni që gjashtë muaj pa drejtor të Ekonomisë

Për rreth 6 muaj, askush nuk është i emëruar në pozitën e drejtorit të Ekonomisë e Financave në Komunën e Prizrenit.

Në gusht të 2019-s, Ertan Simitçi, atëherë drejtor, dha dorëheqje pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, që pas dorëheqjes së tij, nuk ka emëruar askënd me arsyetimin se dëshiron ta kthejë të njëjtin përsëri në punë.

Tutje, Haskuka ka thënë se do ta shohin mundësinë, bashkë me partnerët e koalicionit, për të vepruar tutje. Por, mungesën e një drejtori në këtë drejtori po e kritikon opozita në këtë komunë.

Komuna e Prizrenit ka mbetur edhe pa kryetar të Kuvendit komunal, pasi që Artan Abrashi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Lajmet e Fundit