1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Prizreni – qyteti i konsullatave

Në fundjavën e shkuar, shtetasit e Turqisë, të regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit, kanë ushtruar të drejtën e votës në Kosovë në referendumin për ndryshimet kushtetuese të shtetit euroaziatik.

Me këtë rast procesi i votimit, pos në Ambasadën turke në Prishtinë, është realizuar për herë të parë edhe në Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo e fundit është hapur një vit më parë dhe vazhdon veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve konsullore për shtetasit e Turqisë, sikurse që realizon edhe aktivitete sociale e kulturore për pjesëtarët e komunitetit turk në rajonin e Prizrenit.

“Me popullatën vendëse kemi një histori dhe kulturë të përbashkët”, ka deklaruar konsullja e përgjithshme e Turqisë, Selen Evcit, në disa raste, teksa vazhdimisht ka vënë në spikamë edhe marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet shtetit të saj dhe Kosovës.

Aktualisht, Turqia është shteti i vetëm që ka Konsullatë të Përgjithshme në këtë qytet. Sipas autoriteteve komunale, kjo prani diplomatike, determinohet edhe nga fakti se në Prizren ka numër më të madh të pjesëtarëve të komunitetit turk të Kosovës dhe se shteti i Turqisë dëshiron që të jetë më afër tyre.

Mirëpo, në të kaluarën, në qytetin e Lidhjes, disa shtete kishin hapur konsullatat e tyre, të cilat pas zhvillimeve të caktuara në rrjedhën e historisë janë mbyllur.

Më Shumë

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2026/ 2028, përkatësisht për vitin 2026. Në një...

Djegia e shtëpisë në Malishevë, viktima është një grua rreth 50 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Goriq të Malishevës.   Atje, një person e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e...

Lajmet e Fundit