1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Prizreni triumfon në derbin ndaj Bashkimit

Derbi i qytetit i ka takuar Proton Cable Prizrenit, që shënoi fitore ndaj Bashkimit me shifrat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:26. Por, Proton Cable Prizreni nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat minimalisht në 38:39, derisa pjesa e parë përfundoi 42:46.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku Prizreni arrin të kalojë në epërsi në 65:64, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:69. Proton Cable kishte epërsi në dhjetë minutat e fundit në 83:73, por nga ky moment Portokallezinjtë filluan një seri të suksesshme, për të afruar rezultatin në 83:82, megjithatë, në fund më të përqendruar ishin basketbollistët e Proton Cable Prizrenit që triumfuan 90:82.

Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

U mbajt tubim përkujtimor pas ndarjes nga jeta të profesorit Hajdar Mallaku

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, mësimdhënës dhe krijues letrar...

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

Lajmet e Fundit