Prizren/Rahovec: Sekuestrohen dy pistoleta dhe 21 fishekë

pistoletaGjatë ditës së sotme, në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar dy armë zjarri.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 14:40 minuta, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

“Policia në Prizren pasi kishte pranuar një informatë e cila bënte me dije se një qytetar që po e drejtonte një automjet të llojit “Audi”, posedonte armë zjarri, dhe i njëjti është ndaluar në rrugën “Ismail Kryeziu”. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pistoletë e llojit TT me 13 fishekë”, njofton Policia në Prizren.

I dyshuari është dërguar në stacion policor për t’u pyetur për armën, ndërsa pas procedurave është lënë i lirë. Shkresat e lëndës dhe provat materiale i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedurë të më tejme.

Ndërkaq, rasti i dytë, ka ndodhur në fshatin Brestovc të Rahovecit.

Sipas policisë së Rahavecit, thuhet se Policia kishte dijeni se një i dyshuar posedonte armë dhe për këtë kishin siguruar miratimin e gjykatës për bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit. Gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë TT me tetë fishekë që e mbante në brez i dyshuari.

Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit