8.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

EULEX-i përfshihet edhe në një skandal tjetër

EULEX-kosoveMisioni i EULEX-it përfshihet edhe në një skandal tjetër. Dy ish-pjesëtarë të këtij misioni, Romuald Pichard dhe prokurorja Isabella Arnal, pritet të hetohen për afërsinë e tyre me politikanë të fuqishëm kosovarë, të cilët dyshohet të kenë orkestruar aktakuzën kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj.

Bëhet fjalë për rastin e MTPT-së, në të cilin Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion, raporton KTV.

Pichard, që ka qenë këshilltar i ish-shefit të EULEX-it, dyshohet se ka pasur lidhje të afërta me njerëz të PDK-së, përkatësisht me kreun e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli.

Për përpilimin e dosjeve me pretendime të pavërteta, në rastin e Ministrisë së Transportit, do të hetohet edhe prokurorja Isabelle Arnal.

Për këto ka folur publikisht edhe i akuzuari Fatmir Limaj, i cili ka thënë se është i gatshëm t’ua ofrojë të gjitha dëshmitë hetuesve të EULEX-it për të dy këta persona, transmeton Koha.net.

Por, pretendimet e Limajt nuk preferon t’i komentojë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX. Ky mision është izoluar pas skandalit të denoncuar nga prokurorja Maria Bamieh.

Më Shumë

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!

Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.  Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se...

“Pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”, bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, kujton fjalët e tij të fundit

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, Selim Krasniqi, ka kujtuar disa fjalë që thotë se ua kishte thënë Luani. “Pa u vra unë, asnjërit nga ju nuk...

Lajmet e Fundit