14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Probleme me shëndetin, Albërije Hadërgjonaj: Nuk kam qenë mirë…, këngëtarja jep këshilla

Albërije Hadërgjonaj ka treguar se ka pasur simptoma të gripit këto ditët e fundit.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në Instastory pas aktivitetit fizik që ka bërë, ku shprehet se nuk ka qenë mirë këto ditë.

Ajo tregon se pavarësisht gjendjes shëndetësore, nuk është testuar, por ka ndjekur mjekime popullore me çaj limoni e xhinxheri.

Ndonëse rekomandohet qëndrimi në shtëpi në raste simptomash të koronavirusit, Albërija këshillon fansat e saj që të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik.

“Sapo mbarova rutinën e ditës, edhe pse kam qenë me grip këto ditë, nuk jam testuar. Kam qenë jo mirë këto ditë megjithatë ushqehuni mirë, aktivitet fizik dhe s’keni asnjë lloj problemi! Ju dua shumë, qëndroni në formë”!

Albërija shihet në gjendje të mirë shëndetësore, pas aktivitetit fizik në natyrë! Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë për këngëtaren shqiptare.

Image

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Lajmet e Fundit