10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Profesori i UPZ- së mbrohet në liri

Gjykata Themelore në Prizren i ka hequr të gjitha masat e sigurisë, profesorit të Universitetit të Prizrenit, Bashkim Zahiti, që akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Profesori ishte arrestuar më 19 qershor të këtij viti, kur edhe gjykata i kishte caktuar masën e paraburgimit njëmujor. Mirëpo, me këkresë të avokatit që ka apeluar masën e paraburgimit, Gjykata Themelore e Prizrenit, pas kthimit të lëndës në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, ka vendosur që Zahitit t’i caktohet masa e paraqitjes në polici, që me vendimin e fundit, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë i është hequr.

Avokati i profesorit, Naser Sopjani, shprehet i bindur se lënda nuk ka prova, ndaj si e tillë nuk duhet vazhduar.
“Besoj se shumë shpejtë edhe prokuroria do të bindet se nuk ka asnjë provë materiale kundër të mbrojturit tim dhe do ta pushojë hetimin, duke duke mos pasur nevojë që lënda të shkojë fare në gjykatë”.

Klan Kosova javë më parë ka realizuar një intervistë me avokatin Sopjani, ku ai sqaron dyshimet e tij lidhur me një tendencë të mundshme dhe montim të rastit ndaj klientit të tij

Previous article
Next article

Më Shumë

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit. “Ky nuk është një...

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, koordinon nisjen e hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar takim pune me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues...

Lajmet e Fundit