1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Profili i Ministrit të Mbrojtjes, kush është Anton Quni

Anton Quni është ministër i ri i Ministrisë së Mbrojtjes, në qeverinë që do ta udhëheqë Albin Kurti. Por, kush është Anton Quni, karriera e tij ushtarake e politike gjatë luftës e pas saj.

I lindur me 09.06.1967 në qytetin e Gjakovës, Anton Quni ka kryer Akademinë Ushtarake në Kroaci, derisa flet, pos gjuhës amtare, edhe gjuhën Angleze e Serbo-kroate.

Quni është i martuar me Mirjanen e cila është kroate dhe së bashku kanë katër fëmijë, tre djem e një vajzë.

Pas përfundimit të studimeve në Kroaci, ai angazhohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë pjesë në atë që njihet si njëra nga betejat me të mëdha, “Beteja e Kosharës”.

Quni pas përfundimit të luftës angazhohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e më vonë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas transformimit të saj në vitin 2008, kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Më pas Quni la ushtrinë për ta vazhduar karrierën politike aktivisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të garuar në zgjedhje për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ai mori besimin e qytetarëve në disa palë zgjedhje parlamentare duke përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

Quni kishte garuar në listën për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kishte marrë 11 mijë e 851 vota.

Votën e qytetarëve, Anton Quni e kishte kërkuar sërish në vitin 2014, ku kishte rritur votën e tij duke dyfishuar votat. Ai në këto zgjedhje kishte marrë 24 mijë e 317 vota.

Mandatin e tretë Quni e kishte fituar edhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017, pas prishjes së koalicionit PDK-LDK. Në ato zgjedhje Quni kishte marrë 28 mijë 623 vota.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, në zgjedhjet e mbajtur me 6 tetor Anton Quni, doli edhe më i votuar se sa në tri mandatet e kaluara. Quni mori 31 mijë e 731 vota.

Por, deputeti që në secilën palë zgjedhje kishte arritur t’i rriste votat, vendosi që të heq dorë nga posti të cilin ja besoi qytetari, duke marrë post ministror.

Quni tani do të jetë ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Anton Quni njihet për përplasjen që pati para dy viteve me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ky i fundit kishte shkuar në Komisioni Parlamentar Hetimor për Deportimin e Gylenistëve.

Po ashtu, në vitin 2017 kur ishte prishur koalicioni mes PDK-së e LDK-së, Anton Quni kishte mbajtur një fjalim në seancën plenare, ku kishte thënë se nuk do të ndalej derisa t’i shihte prapa grilave Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Z. Veseli dhe z. Thaçi, ju jeni arsyeja pse unë do të vazhdoj të jem në këtë Kuvend. Sot, do të ndjeheni fitues, po ju them se do të shihemi në finale. Po ju them se do të qëndroj këtu, derisa t’iu shoh juve, ty Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi prapa grilave”, kishte thënë Quni, në seancën ku u votua mocioni i mosbesimit ku edhe u shkarkua Qeveria që drejtohej nga Isa Mustafa.

Quni do të jetë pasues i komandantit të tij të Kosharës, Rrustem Berisha. /Insajderi.com

Më Shumë

Prizren, nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave, për vepra penale. Dy  aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi,...

Dragash: U kap me armë në veturë, i dyshuari deklaron se e gjeti afër një lumi

Policia gjatë kontrollit të një automjeti në Dragash ka konfiskuar një armë pushkë-mitrolez pa fishek si dhe ka arrestuar një të dyshuar. Personi i cili...

Lajmet e Fundit