11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Projektet e papërfunduara të kryetarit Muja,dëmtojnë zhvillimin e Prizrenit

Shani BerishaShkruan: Shani Berisha

E drejta e Krytarit të Komunes për të qeverisur me Komunën buron nga vota e qytetarëve dhe është e bazuarë në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjet e tjera të R. Kosovës.

Këto ligje pos që rregullojnë dhe përcaktojnë detyrat dhe të drejta e kryetarit, njëkohësisht definojnë edhe përgjegjësit dhe obligimet e tij para qytetarëve . Kryatari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja në vazhdimësi ka dëshmuar se, nuk është sjelluar dhe nuk ka vepruar përgjegjshëm në raport me këto obligime, nuk ka arritur t’i përmbush shumë nga obligimet dhe projektet më jetike, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik të komunës dhe kanë rënduar mirëqenjen sociale të qytetarëve të Prizrenit.

1. Plani Zhillimor Komunal (PZHK) : Konsiderohet si një prej planeve më bazike e multisektoriale, që duhet ta hartojë dhe ta ketë një komunë, ngase të gjitha projektet e tjera bazën implementuese e kanë te ky Plan. Ky plan ka filluar s‘hartuari me 2009, ende nuk e ka marrë formën përfundimtare , implementuese dhe funksionale ;

2. Parku i Bisnesit : Gjithashtu projekt shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për zhvillimin dhe realizimin e interesave jetësore të qytetarëve të Prizrenit . Projekti ka një sipërfaqe mbi 84 hektar, i studjuar mirë nga ekspertët, për vendosjen e minifabrikave . Edhe pse i inicuar që në vitin 2009 ( është përgatitur projekti ), kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe OJQ-ve , interesimit sidomos të komunitetit te biznesit, nuk është bërë asnjë veprim konkret ;

3. Plani Rregullues Urbanistik – Dardania 2 : Hartimi i këtij plani rregullues – urbanistik grandioz ( PRR ) ka filluar para shumë vitesh, por ka mbetur edhe më tutje vetëm në letër. Ky projekt ka nje sipërfaqe prej 230 hektarësh, ku është planifikuar ndërtimi i mbi 3500 shtëpive individuale, që direkt do ndikonte edhe në mbrojtjen e tokës së bukës nga betonizimi;

4. Objekti i Kulturës në Zhur : Projekti në fjalë ka filluar të ndërtohet në vitin 2009 , janë shpenzuar afro një milion euro deri më tani dhe ky objekt shumë i nevojshem për zhurjanët, mund të konsiderohet vetëm një gërmadh e bukur betoni, në asnjë mënyrë shtëpi kulture;

5. Objektet e kulturës në Hoqën e Qytetit dhe Medvec : Objektet kulturore, në këto dy fshatra kanë filluar s’ndërtuar para shumë viteve por përfundim i punimeve nuk është në horizont;

6. Rruga automobilistike – Tranziti i Ri : Një projekt mjaft i kushtueshëm për buxhetin komunal, i filluar si trase rrugore para disa viteve. Të gjithë ata që e kanë parë këtë projekt , që kanë pak vlerësim korrekt, mund ta emërtojnë si të dojnë, por Jo rrugë automobilistike me dy shirita rrugor !

7. Projekti i rehabilitimit të Grykës së Lumbardhit : Një tjetër projekt shumë i rëndësishem dhe i premtuar nga Ramadan Muja, për të cilin është hartuar projekti ingjinnjerik ( 2009 ) , deri me sot ka mbetur vetëm si projekt imagjinar, nuk ka as edhe një përpjekje më të vogël për ta shtyr të njejtin përpara – realizuar.

Mosrealizimi i këtyre projekteve të rëndësishme dhe jetike për qytetarët e Prizrenit ( ka edhe shumë të tjera ), për të cilat janë shpenzuar mjete materiale të mëdha, sigurisht nga kontributet e taksapaguesëve, padyshim dëshmon për papërgjegjëshmërin dhe dështimin e plotë të Ramadan Mujës në sferën e planifikimit urbanistik dhe zhvillimit ekonomik të Prizrenit, dështime këto që kanë rënduar mbi supet e qytetarëve, ngase mirëqenja e tyre socio – ekonomike është vështërsuar skajshmërisht.

(Autori është anëtar i Kuvendit Komunal në Prizren nga  Bashkimi Demokratik )

Më Shumë

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit