20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Gjasat të mëdha për një koalicion PDK-LDK

HashimThaci-IsaMustafaPas mospajtimeve ndërmjet LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit janë rritur gjasat për krijimin e një koalicioni qeverisë nga PDK dhe LDK. Kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv në Lëvizjen “Fol”, Petrit Zogaj në një prononcim për gazetën “Zëri”. Sipas tij gjasat që Blloku VLAN shpërbëhet janë rritur pas mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve brenda këtij Blloku.

“Kombinim i formulave është se LDK do të jetë pjesë e Qeverisë, pa marrë parasysh me cilin krah, por besoj që do të jetë pjesë e një kombinim të Qeverisë së ardhshme, ndoshta edhe duke udhëheq me kryeministrin.

Është problematike të shihet një bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, për më shumë, tashmë PDK-ja nuk e donë AAK brenda koalicionit. Dhe gjasat që të ketë një koalicion PDK – LDK janë më të mëdha sesa që të ketë një koalicion LDK, AAK, Nisma e VV”, ka deklaruar Zogaj për gazetën “Zëri”.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Lajmet e Fundit